Moderatorja SHPËRTHEN ndaj “Klan”: Më VODHËN idenë e emisionit, kisha tre vite që… – AlpeGossip
Moderatorja SHPËRTHEN ndaj “Klan”: Më VODHËN idenë e emisionit, kisha tre vite që…

Moderatorja SHPËRTHEN ndaj “Klan”: Më VODHËN idenë e emisionit, kisha tre vite që…

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira që prej kohës që u largua nga “Intv” ka munguar në ekranet televizive. Pak kohë më parë Einxheli dhe aktorja Ana Lika nëpërmjet një statusi në instastory akuzuan emisionin ‘Chech in’ se u kishte vjedhur idenë e projektit: “Na paska vjedh projektin me detaje. Sa të shkathët janë ca njerëz”, kishte shkruar ajo në instastory.

Ajo ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ku ka qenë së bashku me babain e saj. Moderatorja është pyetur nga gazetarët se përse nuk është rikthyer në televizion dhe ajo ka rrëfyer se në fakt ka pasur oferta, por momentalisht nuk ka pranuar asnjërën.

Einxheli ndër të tjera ka treguar se i vetmi projekt që do ta rikthente në televizion do të ishte një emision me udhëtime dhe ka folur dhe për emisioni ‘Check in’ që transmetohet në Tv Klan, ku ka treguar se si ata e kanë vjedhur idenë prej saj dhe aktores Ana Lika.

“Ky projekt ka qenë tek unë përpara se të lija In-in të paktën përpara tre vjetësh dhe nëse unë do rikthehesha në televizion do rikthehesha vetëm për këtë projekt dhe unë gjatë gjithë këtyre viteve që nuk kam qenë në televizion kam punuar të takojë njerëz që të më mundësojnë bërjen e këtij projekti. Unë e kam folur këtë projekt me njerëz dhe kjo është arsyeja që ai (Check in) është deri diku projekti im”, ka thënë moderatorja.

“Po nuk mendon që dikush tjetër mund të ketë pasur të njëjtën ide se edhe ndodh, sepse është një emision që është bërë dhe nëpër botë”, e ka pyetur moderatorja.

“Se vë në diskutim dhe unë nuk është se e shpika nga hiçi, unë thjesht i shtova asaj që kisha parë doza të vetes time. Pika të tipit në x qytet do eksplorosh jetën e natës, klubin, nuk besojë se është një pikë që mund ta bëj kushdo, ose të tipit në çdo qytet që shkojë do të takojë shqiptar të njohur dhe të panjohur, tashi shqiptar në Madakaskar nuk besojë që ka. Domethënë këto ishin disa gjëra që unë i kisha pika të projektit tim dhe kjo më shtyu të mendoja që ishte goxha i ngjashëm dhe i përafërt”, ka përfunduar Einxhel.