Armina Mevlani ka një pyetje publike për Shkëlzen Berishën: Domethënë, s’të pëlqej? (FOTO) – AlpeGossip
Armina Mevlani ka një pyetje publike për Shkëlzen Berishën: Domethënë, s’të pëlqej? (FOTO)

Armina Mevlani ka një pyetje publike për Shkëlzen Berishën: Domethënë, s’të pëlqej? (FOTO)

Ju tashmë e dini, mediat rozë kthehen dashur apo pa dashur në gjurmues të rrjeteve sociale për personazhet e njohur e sidomos kur bëhet fjalë për çifte. Çfarë shkruajnë, çfarë komentojnë, si e thërrasin njëri tjetrin, madje edhe në çfarë postimesh bëjnë ‘tagg’.

Njësoj, ne të Blitz.al, kapëm një ‘tagg’ që Armina i ka bërë partnerit të saj Shkëlzenit duke qenë se ky i fundit u bë së fundmi pjesë e këtij rrjeti social.

Në një ‘meme’ ku shkruhej “kur e dashura është duke të të treguar për ditën e saj por ti nuk je duke dëgjuar asgjë sepse ajo është një yll dhe ti mahnitesh”, Armina i ka shkruar Zenit, “Domethënë, ti që më dëgjon, s’të pëlqej?” .

Sigurisht këto janë ngacmime mes çifti, por ajo që kuptuam saktë është se Armina dhe Zeni janë nga ato çifte që kur takohen tregojnë gjithçka për ditën e tyre dhe kjo është një shenjë shumë e mirë e komunikimit në çift. /Blitz.al/