“MIRËQENIA DHE SUKSESI I PRINDËRVE” / Miriam Cani flet për Amelin (FOTO) – AlpeGossip
“MIRËQENIA DHE SUKSESI I PRINDËRVE” / Miriam Cani  flet për Amelin (FOTO)

“MIRËQENIA DHE SUKSESI I PRINDËRVE” / Miriam Cani flet për Amelin (FOTO)

Këngëtarja e njohur Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe çdo gjë rreth jetës së tyre komentohet shumë. Së fundmi, Miriam ka dhënë një intervistë  për revistën ‘Class’, ku ka zbuluar shumë nga vetja. Ajo ka folur për karrierën e saj, punën në ‘The Voice Kids’ dhe sigurisht për vogëlushen e saj Ameli.

Teksa është pyetur për marrëdhënien me Amelin, Miriami ka rrëfyer se si ka ndikuar mëmësia tek ajo dhe se për të vajza është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe se çdo gjë e bën duke menduar së pari atë.

“Ka ndikuar vetëm pozitivisht. Më ka bërë të reflektoj shumë mbi jetën, mbi gjërat e thjeshta por esenciale të jetës dhe të vlerësoj çdo ditë të jetës time. Ameli është bekimi më i madh që më ka dhuruar Zoti. Më ka bërë të kuptoj që asgjë nuk ka vlerë para dashurisë që shkëmbejmë çdo ditë me njëri-tjetrin në familje. Unë përpiqem të kaloj sa më shumë kohë fizikisht me Amelin sepse e di që kjo ndikon shumë edhe në formimin e saj si njeri. Askush s’mund të zëvendësoj prindin ndaj dhe koha cilësore fizike që duhet të kalojmë me fëmijët tanë është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër që mund t’i ofrojmë fëmijëve tanë. Unë mendoj që një nga arsyet kryesore përse brezi i ri mund të ketë probleme nga më të ndryshmet vjen nga mosprezenca e prindërve në jetën e tyre.”, ka treguar këngëtarja.

Siç ka treguar Miriami as suksesi i prindërve, por as mirëqenia nuk e edukojnë një fëmijë dhe për këtë arsye ajo dhe Albani shpenzojnë një kohë të madhe me vogëlushen e tyre.

“Ndikon në gjithçka që unë bëj dhe vendos pasi gjithçka duhet të jetë në rradhë të parë për të mirën e saj dhe më pas për timen. Në kohën që jetojmë sot duhet të ndërgjegjësojmë veten çdo ditë që arritjet personale s’mund të jenë gjithmonë në plan të parë në momentin që vendosim të krijojmë një familje. Gjithçka duhet të eci paralelisht dhe në raport të shëndosh. Mirëqenia nuk e edukon fëmijën. As sukseset në karrierën tënde. Fëmija ka nevojë për prezencën e prindit që të rritet një fëmijë i shëndetshëm mendërisht dhe shpirtërisht. Duhet t’i rrisim fëmijët duke i dhënë fizikisht shembullin çdo ditë dhe jo vetëm moralisht. Ndaj gjithçka në jetë është balancë.”, ka thënë ndër të tjera.