Meghan Markle në mbështetje të miqve edhe si dukeshë, përlotet për shoqen e saj – AlpeGossip
Meghan Markle në mbështetje të miqve edhe si dukeshë, përlotet për shoqen e saj

Meghan Markle në mbështetje të miqve edhe si dukeshë, përlotet për shoqen e saj

Ditën e djeshme është mbajtur finalja e madhe kampionatit të tenisit për femra, ndërmjet Serena Williams dhe Angelique Kerber. Fituesja që mori kupën në shtëpi ishte Angelique, por ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë se vetë ndeshja, ishte prania e Meghan Markle dhe Kate Middleton.

Kamerat kanë arritur të kapin momentin më të veçantë ku dukesha e Sussex përlotet për humbjen e Serenës, por përpiqet ta mbajë veten. Kujtojmë se ylli i tenisit dhe Meghan janë mike të ngushta prej vitesh dhe gjithmonë janë parë në shoqëri të njëra-tjetrës. Pavarësisht se është një dukeshë dhe protokolli është shumë strikt, duket se ana njerzore e Meghan shfaqet herë pas here në format më të vërteta të mundshme.