Njerëzit kundër fejesës së Mimozës dhe Seldit? Sapo e treguan me këngën e tyre të re (VIDEO) – AlpeGossip
Njerëzit kundër fejesës së Mimozës dhe Seldit? Sapo e treguan me këngën e tyre të re (VIDEO)

Njerëzit kundër fejesës së Mimozës dhe Seldit? Sapo e treguan me këngën e tyre të re (VIDEO)

Ata bënë zyrtare fejesën e tyre në tetor të 2017-s dhe ndërsa të gjithë prisnim për dasmën, çifti na surprizoi me projektin e ri.

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu publikuan paraditen e sotme këngën më të re “Sa Kujtime”, dueti ky i tretë mes dyshes.

Teksti i këngës së dashurisë është shkruar nga vet çifti, teksa të dy i drejtohen njëri-tjetrit për ndjenjat që kanë.

Përmes muzikës të fejuarit shprehen se nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit qoftë edhe një ditë, por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është pjesa e refrenit ku Mimoza dhe Seldi thonë, se shumë njerëz ishin kundër kësaj romance:

“Sa shumë folën, sa shumë thanë, gjatë nuk e kanë”.