SARA SHPËRTHEN NË LOT PAS ZARFIT TË ZI/ Mbylli Françeskën në banjë, degradoi situata në ofendime të rënda – AlpeGossip
SARA SHPËRTHEN NË LOT PAS ZARFIT TË ZI/ Mbylli Françeskën në banjë, degradoi situata në ofendime të rënda

SARA SHPËRTHEN NË LOT PAS ZARFIT TË ZI/ Mbylli Françeskën në banjë, degradoi situata në ofendime të rënda

Një pasdite e tensionuar ka qenë ajo e djeshmja mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri.

Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment e ka shtyrë, por edhe Sara ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Debati i ashpër mes vajzave ka vijuar edhe më pas, ku të dyja kanë shpërthyer me një lumë akuzash dhe ofendimesh.

Pas sherrit mes tyre brenda BBV3 mbërritu një zarf i Zi, ku i paralajmëroi banorët dhe se televotimi i së martës u anulua.

 “Banorë Big Brother nuk ju paralajmëron më. Televotimi anulohet, flasim të martën”, shkruhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Rikja.

Mesa duket ky paralajmërim e ka shqetësuar Sarën e cila ndërkohë që ndodhej në oborr me Bardhin është përlotur. Ajo frikësohet se pas situatës me Françeskën, rrezikon të dalë nga shtëpia. Ajo ka shpërthyer në të qara, ndërkohë që Bardhi i qëndron afër.