Aktorja e njohur e thotë troç: Unë i blej rrobat te ‘gabi’! – AlpeGossip
Aktorja e njohur e thotë troç: Unë i blej rrobat te ‘gabi’!

Aktorja e njohur e thotë troç: Unë i blej rrobat te ‘gabi’!

Linda Jarani është një aktore e re dhe me shumë stil.
Përveçse është komentuar për rolet e saj, Linda njihet edhe për stilin e saj “vintage” të veshjes.

“Ka dyqan apostafat për stilin “vintage” ose “second hands”. Qëkur kam qenë në balet duhet të bleja “body” me ngjyra që mund t’i gjeja vetëm tek “gabi”, ka thënë Linda.

E njohur edhe për natyrën e saj të lirshme Linda ka thënë gjithashtu se, nuk e ka aspak kompleks ta pranoj që blen në dyqane të tilla.

Linda ka folur në “Lart e Poshtë” edhe për projektin e saj të fundit në teatër, “Boeing Boeing” duke e cilësuar një sukses dhe kastin e aktorëve si më mirin me të cilin ka punuar./revistawho.com