AKSIDENT TRAGJIK GJATË SKIJIMIT/ Humb jetën në moshën 37-vjeçare aktori i njohur francez, imazhi i Channel – AlpeGossip
AKSIDENT TRAGJIK GJATË SKIJIMIT/ Humb jetën në moshën 37-vjeçare aktori i njohur francez, imazhi i Channel

AKSIDENT TRAGJIK GJATË SKIJIMIT/ Humb jetën në moshën 37-vjeçare aktori i njohur francez, imazhi i Channel

Aktori francez Gaspard Ulliel, i cili u bë i njohur në botë për rolin e Yves Saint Laurent në filmin biografik të vitit 2014, humbi jetën të mërkurën në moshën 37-vjeçare nga lëndimet si pasojë e një aksidenti me ski, tha familja e tij në një deklaratë dërguar AFP nga agjenti i tij. “Gaspard Ulliel vdiq në një aksident me ski të mërkurën”, thuhet në deklaratë.

Ulliel fitoi vëmendjen ndërkombëtare për performancën e tij si kanibali i famshëm në “Hannibal Rising” dhe pati një rol kryesor në serialin e ardhshëm televiziv Marvel “Moon Knight”.

Ulliel fitoi një çmim César – ekuivalenti francez i një Oscar – për aktorin më të mirë në 2017, për rolin kryesor në “It’s Only the World” të Xavier Dolan, në të cilin ai luajti së bashku me Marion Cotillard dhe Lea Seydoux. Ulliel ishte imazhi kryesor i kompanisë Chanel për një nga parfumet e tij më të famshme Bleu de Channel.