FESTON 33 VJETORIN/ Elvana Gjata është një UJOR me plot gojën! – AlpeGossip
FESTON 33 VJETORIN/ Elvana Gjata është një UJOR me plot gojën!

FESTON 33 VJETORIN/ Elvana Gjata është një UJOR me plot gojën!

Elvana Gjata feston ditëlindjes e saj të 33. E lindur në 3 shkurt të 1987 kengetarja i përket shenjës së ujorit në horoskop.

Le të shohim se sa përputhen karakteristikat e saj me veçoritë e ujorit, a është vërtetë Elvana një ujor?

Ujori është një shenjë largpamëse,  gjithmonë është duke analizuar ndonjë situatë, miqtë dhe njerëzit që mund të kenë përreth. Zgjedhin të mos kenë një miqësi të ngushte, e duan sa më të gjerë, por në rastin tonë i kemi disa miq më të afërt si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Ledri etj…

Janë origjinalë, gazmor e kush nuk e ka qejf humorin e Elvanës?! Shpesh keqkuptohen nga njerëzit dhe këtu nuk mund të lemë pa përmendur festivalin e 58 të këngës, ku të gjithë e keqkuptuan në fillim qëndrimin e saj ndaj Arilenës.

Ujorët kritikohen shumë dhe kjo për arsyen se janë të mbushur me surpriza, mund të bëjnë gjithçka pa e kuptuar epo tani s’do jetë çudi nëse nga dita në ditë këngëtarja publikon ndonjë super hit.

Një shenjë që ka ideale dhe shpresa të mëdha, një sjellje të këndshme dhe një pamje tepër tërheqëse.

Epo na thoni tani nuk i ka këto Elvana Gjata? ALPEgossip.al