“KAM NEVOJË PËR NDIHMË”/ Beatrix Ramosaj kërkon mendimin e ndjekësve të saj – AlpeGossip
“KAM NEVOJË PËR NDIHMË”/ Beatrix Ramosaj kërkon mendimin e ndjekësve të saj

“KAM NEVOJË PËR NDIHMË”/ Beatrix Ramosaj kërkon mendimin e ndjekësve të saj

Beatrix Ramosaj njihet për ndryshimet e shpeshta në ‘look-un’ e saj dhe gjithmonë guxon të eksperimentojë. Këtë herë këngëtarja duket se nuk mundet të vendosë për ngjyrën që do të lyejë flokët dhe ka kërkuar ndihmën e ndjekësve në Instagram.

Me anë të disa fotografive në Instastory, të cilat Trixa ka zgjedhur t’i editojë për t’i treguar më qartë ndjekësve të saj si duket me ngjyra të ndryshme tek flokët.

Në njërën prej tyre këngëtarja bukuroshe shfaqet me flokë të kuqe dhe pyet për mendimin e ndjekësve.

“Kështu do të dukesha tani me flokë të kuqe. Apo sërish jo?”

Ndërsa në një tjetër Beatrix duket se do të guxojë më shumë dhe ka pyetur nëse i shkojnë flokët në ngjyrën bjonde apo jo.

“Kam nevojë për ndihmë”

Rikujtojmë sepas një pauze të gjatë në muzikë, Beatrix Ramosaj u rikthye më fuqishëm se kurrë. Këngëtarja publikoi videoklipin e saj më të ri muzikor me titull “By my side”. Vetëm para pak kohësh ajo shënoi një tjetër sukses të madh në karrierë. Artistja fitoi dy çmime në “Netët e Klipit Shqiptar”, “Interpretimi më i mirë femër” dhe “Regjia më e mirë”. Pikërisht me fotot më të bukura nga ky moment, Beatrixi ditën e ditëlindjes së saj ka shkruar dy fjalë për këtë ngjarje duke e cilësuar si dhuratën e jetës.