”TURP PËR JU…”/ Shoqja e Meghan Markle ka disa fjalë për ata që kritikuan çiftin mbretëror – AlpeGossip
”TURP PËR JU…”/ Shoqja e Meghan Markle ka disa fjalë për ata që kritikuan çiftin mbretëror

”TURP PËR JU…”/ Shoqja e Meghan Markle ka disa fjalë për ata që kritikuan çiftin mbretëror

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë qenë në qendër së mediave për shkak të udhëtimit të tyre drejt Ibiza-s disa ditë më parë me një avion privat. Pas komenteve të shumta në rrjet, shoqja e ngushtë e dukeshës së Sussex, Jessica Mulroney, ka zgjedhur të reagojë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Kur dikush përballet me kritika të padrejta, ti reagon. Kur ai person është miku apo familja jote, ti reagon ndaj atyre kritikave ashtu siç ato janë vërtet. Turp për ju ngacmuesit racistë”, ka shkruar stilistja kanadeze, duke e bërë të qartë qëndrimin e saj lidhur me për këtë çështje me një postim në ‘Instagram’ drejtuar kritikëve më të ashpër të çiftit mbretëror.

Mulroney ju referua reagimit kundër Meghan dhe Princit Harry për përdorimin e tyre të fundit të një avioni privat, i cili më vonë u zbulua se ishte ai i Elton John. Vetëm dje, muzikanti legjendar mohoi thashethemet “keqdashëse” rreth udhëtimit të Meghan, Harry dhe foshnjës Archie Harrison, duke thënë se ai i siguroi familjes avionin nga shqetësimet e sigurisë dhe intimitetit.