NGA APARATI I TRETJES TEK…/ Nuk do e besoni çfarë dobish shëndetësore sjell preshi – AlpeGossip
NGA APARATI I TRETJES TEK…/ Nuk do e besoni çfarë dobish shëndetësore sjell preshi

NGA APARATI I TRETJES TEK…/ Nuk do e besoni çfarë dobish shëndetësore sjell preshi

Preshi është një perime që i takon familjes Allium e njësoj si hudhra apo qepët dhe preshi është një minierë e vërtetë mineralesh, vitaminash që sjellin një sërë përfitimesh për shëndetin. 100 gram presh  përmban rreth 1.5g proteina, 14g karbohidrate, 83g ujë dhe yndyra minimale. Gjithashtu, preshi është një burim i mirë i disa lëndëve ushqyese si vitamina B6, vitaminë A, vitaminë C, folate, hekur, vitamina K, mangan dhe magnez. Më poshtë do të listojmë të gjitha arsyet përse nuk duhet ta ndani nga piramida ushqimore kërë perime.

1. Shëndeti i kockave

Preshi është një burim i pasur i magnezit dhe kalciumit, minerale shumë të rëndësishme për shëndetin e kockave, pasi këto ndihmojnë për të shndërrimin e  vitaminës D në formën e saj aktive në trup

2. Aparati i tretjes

Preshi është  një burim natyror i probiotikëve. Probiotikët janë lloji i mirë i baktereve që shumohen në traktin e tretjes. Ata kontribuojnë në një sistem të shëndetshëm të tretjes dhe luajnë një rol të rëndësishëm në thithjen e lëndëve ushqyese. Ngrënia e preshit mund të ndihmojë në mbajtjen e ekuilibrit të bakterevetë  stomakut, të ndihmojë në eliminimin e toksinave dhe të stimulojnë lëngjet e tretjes.

 

3. Burimi i mirë i antioksidantëve dhe vitaminave

Preshi përmban vitamina A, vitaminë K, së bashku me sasi të konsiderueshme të niacin, acid folik, magnez, riboflavin dhe tiamin. Ngrënia  gjatë shtatzënisë mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të tubit nervor tek të porsalindurit. Ndërsa vitaminat B të pranishëm në presh, mund të promovojnë shëndetin e zemrës.

4. Shëndeti i zemrës

Studime të ndryshme kanë treguar se perimet që i përkasin familjes allium mund të kenë një ndikim pozitiv në tensionin e gjakut.

5. Trajton aneminë

Preshi është i pasura me hekur, i cili mund të ndihmojnë në parandalimin e llojeve të ndryshme të anemisë, sidomos anemisë në mungesë të këtij minerali.  Gjithashtu, është i pasur  mev itaminë C, që mund të ndihmojë në thithjen më të mirë të hekurit në trupin tuaj.