Që Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë zyrtarisht çift e dinim, por kurrsesi s’e kishim menduar se ende pa e konfirmuar lidhjen do të gjendeshim para kësaj videoje.
Po, siç e shihni janë ata duke u puthur, në mënyrën e tyre.
Para se të fillojë procesi i puthjes, Shawn dëgjohet të thotë: “Kemi parë në Twitter dhe vende të tjera që ju komentoni shumë mënyrën se si ne puthemi. Se ju duket e çuditshme dhe se puthemi si peshq…Prandaj donim t’ju tregonim se si puthemi ne vërtet!”
Siç e patë, momenti ishte goxha i sikletshëm, por jo për dyshen, që e shijoi puthjen prej “peshku” deri në fund!
Që mes tyre ka kimi, kjo duket qartë në video dhe jo vetëm! Këngëtarët e “Senorita” nuk ndalojnë së shprehuri ndjenjat e tyre në çdo vend ku ndodhen.
“Të them të drejtën, kam 1 vit e gjysmë që për herë të parë ndjej se kam rënë në dashuri. Kjo më emocionon shumë!”- u shpreh Camilla, por pas kësaj që pamë, s’ka nevojë për fjalë. Fare!