HISTORIA: Gruaja ime dëshiron të bëjë seks vetëm pasi dehet dhe unë ndihem i refuzuar dhe i frustruar – AlpeGossip
HISTORIA: Gruaja ime dëshiron të bëjë seks vetëm pasi dehet dhe unë ndihem i refuzuar dhe i frustruar

HISTORIA: Gruaja ime dëshiron të bëjë seks vetëm pasi dehet dhe unë ndihem i refuzuar dhe i frustruar

Dikush kërkon këshillën e Pamela Stephenson Connolly, një psikoterapiste nga SHBA, e specializuar për të trajtuar çrregullimet seksuale:

“Unë dhe gruaja ime jemi në të 40-at dhe kemi një djalë adoleshent. Para se të lindte djali, kishim një jetë seksuale shumë aktive, madje ndanim dhe fantazitë tona gjatë gjihtë kohës. Pas lindjes, kjo gjë u zbeh, kuptohet, por vitet e fundit është pakësuar pothuajse në asgjë. Ne të dy punojmë nga shtëpia dhe ajo shpesh më kërkon t’i masazhoj trupin e saj gjatë natës, por as kjo praktikisht nuk çon kurrë në seks. E kam të vështirë të jem unë ai që inicion seksin, pasi kur e bëj, ajo më refuzon. Në 6 muajt e fundit, kemi bërë seks vetëm kur ajo ka dashur, dhe vetëm kur ka pirë alkool.

Kur ia kam ngritur si shqetësim, ka kaluar direkt në mbrojtje dhe më ka thënë që “kemi një jetë normale seksuale për moshën tonë”. A duhet të heq dorë nga ideja e seksit të rregullt dhe të pranoj që të kënaq veten në banjë, sepse sipas gruas sime, tani kjo qenka normalja?”

Pamela Stephenson, për Guardian, përgjigjet kështu:

“Në mënyrë paradoksale, të qenit shumë afër dikujt mund të ulë ngarkesën erotike. Shumë çifte që kalojnë gjithë ditën dhe gjithë natën së bashku përjetojnë ulje të interesit seksual. Gjeni mënyra për të kaluar kohë të ndarë, ndoshta duke ndjekur interesa të veçanta si një kurs të caktuar, sport ose hobi. Shijimi i kohës solo me miqtë gjithashtu mund të ndihmojë. Përjetimi i vetes si një zgjatim i një personi tjetër mund të ndihet i sigurt dhe komod, por nuk ka gjasa të frymëzojë pasion tek asnjëri prej jush. Vetëm kur secili partner mund ta shohë tjetrin si një entitet të veçantë – siç ishin gjërat në fillim të marrëdhënies – tërheqja dhe libido mund të ringjallen. Dhe mos u shqetësoni për përdorimin e alkoolit – përveçse nëse është i tepruar. Nuk ka nevojë ta merrni atë personalisht – gruaja juaj thjesht po përpiqet të relaksohet dhe të jetë ‘në qejf’.”