STRESI NA EMOCIONON TË GJITHËVE/ E ëma i dërgon mesazh: Sa dola prej xhamie... (FOTO) - AlpeGossip
STRESI NA EMOCIONON TË GJITHËVE/ E ëma i dërgon mesazh: Sa dola prej xhamie… (FOTO)

STRESI NA EMOCIONON TË GJITHËVE/ E ëma i dërgon mesazh: Sa dola prej xhamie… (FOTO)

Arkimend Lushaj, i njohur ndryshe, si Stresi, është një nga reperët më të suksesshëm dhe më të komentuar në me median rozë.

Së fundmi reperi është komentuar shpesh edhe për faktin e ndarjes nga Kejsi, pak kohë pasi u lirua nga burgu. I gjendur në këtë situatë, Stresi ka postuar dicka ndryshe në Instagram, një foto të bisedës me nënën e tij.

“Sa dola prej xhamie, fala namazin e akshamit. Në dorë të Allahut qofsh e çdo ditë lutem të drejtohesh në rrugën e tij. Zoti pranoftë lutjet e mia! Allahu qoftë pranë teje në çdo hap”, shkruan nëna e tij.

Biseda e publikuar nga Stresi
Ky mesazh e ka emocionuar shumë reperin, i cili ka ndarë një postim për të gjithë fansat, ku shkruan :

“A e din se jeta fillon duke u zgju e dashuru me ftyrën e Nanës, Çdo dashuri Lind dhe përfundon aty.”- ka shkruar reperi në postim, fjalë të marra nga një prej këngëve të tij, e cila i dedikohet nënës së tij.