“KANË VESHUR APO JO TË BRENDSHME”? VIP-et shqiptare që guxuan me veshjet e tyre (FOTOT) – AlpeGossip
“KANË VESHUR APO JO TË BRENDSHME”? VIP-et shqiptare që guxuan me veshjet e tyre (FOTOT)

“KANË VESHUR APO JO TË BRENDSHME”? VIP-et shqiptare që guxuan me veshjet e tyre (FOTOT)

Aurela Hoxha ka udhëtuar drejt Italisë për Javën e Modës në Milano, ndërsa prezenca e saj në eventin ‘VOGUE ITALIA’ shkaktoi shumë zhurmë në rrjet. Veshur me fustan të kuq të çarë në anë, ndjekësit nisën të komentonin se modelja nuk kishte veshur të brendshme.

View this post on Instagram

Arrived at @vogueitalia 🇮🇹

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Aurela e mohoi diçka të tillë, megjithatë rasti i saj na kujtoi se sa herë vajzat e showbizit shqiptar kanë shkaktuar këtë lloj debati me veshjet e tyre. Anxhela Martini u paraqit në ceremoninë CFDA Swarovski në 2011-tën me një fustan lejla, ku vihej re qartazi se mungonin të brendshmet. Një fakt të tillë, Anxhela nuk mund ta mohonte.

Nora Istrefi u ngjit në skenën e “Kënga Magjike” në 2013-tën me fustanin e bardhë që bëri bujë në mediat ‘online’. I çarë në anë, fansat aluduan për një kohë të gjatë nëse këngëtarja kishte veshur diçka tjetër përpos fustanit apo jo.

Beatrix Ramosaj shkaktoi të njejtin debat me pjesëmarrjen në “Top Fest”, megjithatë vetë ajo nuk i la ndjekësit të vazhdonin më gjatë. “Po, kisha të brendshme, nuk keni parë asgjë nga çfarë pretendoni”, deklaroi Ramosaj, duke e mbyllur këtë temë një herë e mirë.

Anxhela Peristeri publikoi një foto në 2015-tën, ku të çarat në dy anët e fustanit të kuq nuk mund të mos tërhiqnin vëmendje. Fansat e cilësuan këtë si një nga fotot më të bukura të Peristerit.

Elvana Gjata guxoi me po të njejtin model në një nga postimet në rrjet disa kohë më parë. Fustani i bardhë me rrip në mes, kombinuar me atlete e beretë të kuqe, i përshtateshin më së miri Elvanës.

Kejvina Kthella u prezantua për herë të parë për publikun shqiptar në “Xing me Ermalin”, e për disa ditë me radhë të gjithë diskutuan: a kishte veshur Kejvina të brendshme apo jo? Një temë që mori shumë vëmendje, edhe pse Kthella i hodhi poshtë këto zëra. /