ËSHTË ZYRTARE/ Seriali “Friends” do të rikthehet në ekran - AlpeGossip
ËSHTË ZYRTARE/ Seriali “Friends” do të rikthehet në ekran

ËSHTË ZYRTARE/ Seriali “Friends” do të rikthehet në ekran

Kasti i aktorëve të “Friends” do të ribashkohet për një transmetim special, tashmë është zyrtare.

Nuk është ende e qartë nëse do të jetë një episod, disa të tillë apo një sezon, gjithashtu nuk ka ende një skenar fillestar të programit special , por dihet që do të jetë në platofrmën televizive “HBO Max”.

Konfirmimi zyrtar për risjelljen e serialit u bë nga yjet e saj, me anë të postimeve në Instagram, të gjitha me të njejtin përshkrim: “Është duke ndodhur…

Jennifer Aniston, David Schwimmer, Matt Le Blanc, Matthew Perry, Courtney Cox dhe Lisa Kudrow kanë rënë të gjithë dakord që të punojnë dhe njëherë bashkë, që nga viti 2004, kur sezoni i fundit i “Friends” u transmetua. Sipas “Variety”, secili prej tyre do të paguhet nga 2.5 milionë dollarë për këtë speciale dhe xhirimet do të mbahet në “Stage 24”, pra “Skenën 24” të studiove “Warner Bros”, ku  është xhiruar dhe shfaqja televizive origjinale.

Tani mbetet vetëm të presim e të shohim edhe njëherë tjetër Joey-n, Rachel, Chandler, Phoebe-n, Ross dhe Monica-n bashkë, në atë atë që me shumë mundësi do të quhet “Ai tek i cili ata u kthyen…”