U NDA NGA MOZZIK/ Loredana flet për të ardhmen e Hanës – AlpeGossip
U NDA NGA MOZZIK/ Loredana flet për të ardhmen e Hanës

U NDA NGA MOZZIK/ Loredana flet për të ardhmen e Hanës

Të gjitha aludimet për ndarjen nga Mozzik, ishte vetë Loredana që i konfirmoi me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo u shpreh se dyshja ka vendosur ta vazhdojnë jetën e tyre të ndarë pasi kanë nevojë për hapësirë.

Po ashtu Loredana  tregoi se tanimë si një nënë beqare, i duhet të punojë akoma më shumë pasi ‘tani e tutje, do e çojë bukën vetëm në shtëpi’. Që tani reperja ka filluar të mendojë për të ardhmen e Hanës dhe e ka të qartë mënyrën se si do e edukojë dhe do e rrisë. Ajo ka si qëllim që ta mësojë se si ta vendosë vetën të parën dhe ta dojë atë.

Loredana ka shpërndarë një postim në Instastoryn e saj ku shkruhet: ‘Bëje vajzën tënde kaq të zonjën sa të mos shqetësohet se kush do të martohet me të. Në vend që të kursesh paratë për pajën e saj, investoji paratë për shkollimin dhe edukimin e saj e në vend që ta përgatisësh për jetën bashkëshortore, përgatite të jetë e zonja e vetes për të përballuar jetën. Mësoji gjënë më të rëndësishme: vetëvlerësim dhe dashuri për veten!” Ky është në fakt një mesazh shumë domethënës për të gjitha nënat dhe vajzat në mbarë botën; një grua duhet të dijë gjithmonë si t’ia dalë mbanë e vetme!