E TRISHTË/ 150 balena pilot ngordhin në brigjet e Zelandës së re (VIDEO) - AlpeGossip
E TRISHTË/ 150 balena pilot ngordhin në brigjet e Zelandës së re (VIDEO)

E TRISHTË/ 150 balena pilot ngordhin në brigjet e Zelandës së re (VIDEO)

Rreth 150 balena janë gjetur të ngordhura ne bregun e detit në Zelanden e Re. Lajmi eshte bere i ditur nga autoritetet lokale, të cilat u informuan për tragjedinë nga një turtist që po vizitonte ishullin Stewart. Kur autoritetet mbërritën në ishull, gjysma e balenave kishin ngordhur ndërsa të tjerat ishin ende në jetë, por nuk kishte asnjë mundësi për ti shpëtuar.

“Eshtë e trishtë, por mundësitë për ti rikthyer në det ishin zero, vendosëm të procedonim me eutanazi, në mënyrë që të mos i linim të vuanin. Ky vendim na copëtoi zemrën, por nuk kishim zgjidhje tjetër” deklaroi Ren Leppens, përgjegjësi i operacioneve të ruajtjes së kafshëve në ishullin Stewart.

Kjo nuk është hera e parë që në brigjet e Zelandës së Re gjenden balena të ngordhura pasi edhe në të shkuarën, animalistët kanë dhënë alarmin për numrin e lartë të vdekshmërisë së gjitarëve. Ende nuk dihet se cilat kane qene shkaqet e ngordhjes se balenave. Balenat e ngordhura i përkasin grupit të balenave të ashtuquajtura pilot, që jetojnë në grupe të mëdha, duke ndjekur njëra-tjetrën.