PLANET E DASMËS/ Ledri zbulon ku do të martohet me Sara Hoxhën (FOTO) – AlpeGossip
PLANET E DASMËS/ Ledri zbulon ku do të martohet me Sara Hoxhën (FOTO)

PLANET E DASMËS/ Ledri zbulon ku do të martohet me Sara Hoxhën (FOTO)

Reperi i njohur, Ledri Vula ka dhënë këtë të dielë një intervistë për moderatorin Ardit Gjebrea. Ai ka zbuluar shumë të reja nga historia e dashurisë me Sara Hoxhën.

I pyetur nga Arditi se si e kuptoi që Sara është e duhura për të, reperi tha se ka gjetur te ajo mirëkuptim dhe kompromis. “Kur gjen mirëkuptim, kompromis. Kalon një kohë dhe nuk të hiqet dashuria”, tha ai.

Mirë, por a do të kurorëzohet me martesë gjithë kjo dashuri? Ledri u shpreh se familjarët kanë shumë qejf që ata të bëjnë dasmë, ndërsa Sara jo dhe aq shumë. Ai tha se dëshiron që të martohen në plazh, me familjen dhe miqtë.

“Me qejf po, do kemi dasmë. Babai ka qejf, jam veç një djalë, një fëmijë po nuk e di. Sara nuk e ka me shumë qejf. Në dasmën time dua të kem shokët, familja po e po ama shokët ta bëjnë dasmën. Do doja të martoheshim në plazh”, ka treguar reperi./ Xing.al