“JEMI AQ REALË SA PO MENDOJMË EMRIN E ÇUNIT”/ Andi flet për lidhjen me Melisën, ja çfarë mesazhi ka për ta Tea – AlpeGossip
“JEMI AQ REALË SA PO MENDOJMË EMRIN E ÇUNIT”/ Andi flet për lidhjen me Melisën, ja çfarë mesazhi ka për ta Tea

“JEMI AQ REALË SA PO MENDOJMË EMRIN E ÇUNIT”/ Andi flet për lidhjen me Melisën, ja çfarë mesazhi ka për ta Tea

Me publikimin e këngës së saj të re “Leje”, Melisa pranoi më në fund lidhjen me Andin. Mjaftoi një puthje pasionante mes tyre që të konfirmoheshin të gjithë zërat që qarkullonin prej kohësh në rrjet. Tashmë që lidhja e tyre është bërë publike, njerëzit janë skeptikë nëse Melisa dhe Andi janë të vërtetë.

Sot dyshja u gjendën përballë kësaj pyetjeje teksa ishin të ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E diel”. Andi tha se ata janë aq realë sa tashmë kanë nisur të mendojnë emrat për fëmijët e tyre.
“Jemi aq realë sa po mendojmë emrin e çunit. Melisa po mendon emrin e gocës”, tha Andi dhe të gjithë në studio shpërthyen në të qeshura.

Më pas ndëërhyri edhe Tea, e cila këshilloi Andi dhe Melisën që të shijojnë marrëdhënien e tyre e mos të mendojnë fare se çfarë mund të thonë njerëzit e tjerë.

“Ta nisin mbarë mos të mendojnë për ndarjen. Të tregojnë historitë e bukura që kanë edhe fundja fundit ata duhet të shijojnë njëri-tjetrin e të kënaqen me marrëdhënien e tyre, jo të vazhdojnë e t’i mbushin mendjen botës që ne jemi real apo s’jemi real. Shikoni jetën tuaj, lëreni botën”, u shpreh Tea, teksa uroi që ata të mos kenë fatin e saj në dashuri, sepse përndryshe ka për t’ju ecur mbarë gjithçka.