QENKAN ZËNË KEQ/ Anila Basha rrëfen debatin me Rudina Xhungën jashtë studios – AlpeGossip
QENKAN ZËNË KEQ/ Anila Basha rrëfen debatin me Rudina Xhungën jashtë studios

QENKAN ZËNË KEQ/ Anila Basha rrëfen debatin me Rudina Xhungën jashtë studios

Në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu së fundmi është trajtuar tema ‘Gratë në media’. Të ftuara për të folur rreth karrierës në gazetari, vështirësitë e hasura dhe gjithçka tjetër ishin Anila Basha, Ola Bruko, Juli Xhokaxhi dhe Blerta Tafani.

Gjatë intervistës me moderatoren Jonida Shehu, gazetarja e njohur Anila Basha ka folur për përballjen e saj me Rudina Xhungën në prapaskenë. Ajo ka zbuluar se shkas i kësaj përballje është bërë një lajm i bërë nga Rudina për të në portalin e saj. “U kapa me Rudina Xhungën, gati sa su therem. Kishte bërë një budallik tek portali i saj dhe i thashë ‘një portal si i joti nuk mund të bëjë një gjë kundër portalit tim, sepse jemi të dyja kolege”, u shpreh Anila në studio.

Gazetarja rrëfeu po ashtu se  nuk janë sqaruar akoma pasi ajo e konsideron veprim të pafalshëm. “Nuk u sqaruam sepse nuk ia fal”, ka përfunduar Anila prerë dhe e nervozuar.