U HABITËM/ E njihni si Xhevahir Zeneli, zbulohet emri i vërtet i aktorit (FOTO) – AlpeGossip
U HABITËM/ E njihni si Xhevahir Zeneli, zbulohet emri i vërtet i aktorit (FOTO)

U HABITËM/ E njihni si Xhevahir Zeneli, zbulohet emri i vërtet i aktorit (FOTO)

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, aktori i mirënjohur shqiptar, Xhevahir Zeneli ka treguar se ka pasur një emër tjetër. Aktori quhej Xhemal, por e ka ndërruar në Xhevahir. Por arsyeja pse e ka ndërruar është një histori më vete.

“Deri në vitin e parë gjimnaz e kam pasur Xhemal. Gjyshi la amanet që të më vinin emrin e tij. Në moshën 80 e ca vjeç gjyshi po ndjente që po i vinte fundi dhe i tha babait tim që të bënte një djalë dhe t’i vinte emrin e tij. Babai bëri fëmijën e katërt por doli vajzë.

Unë dola i pesti dhe ma vendosën emrin Xhemal. Gjyshi rrojti deri 103 vjeç por dy Xhemal s’mund të rrinim në një derë. Ndërrova emrin dhe e bëra Xhevahir. Kur ika në Amerikë, më keq akoma. Nuk e thonin dot emrin Xhevahir dhe ma vunë Xhefri”, tregoi aktori.