“RRETH PESË ORË MUZIKË”/ Noizy zbulon detaje nga koncerti Alpha Show: Do jap 101 për qind nga vetja në skenë – AlpeGossip
“RRETH PESË ORË MUZIKË”/ Noizy zbulon detaje nga koncerti Alpha Show: Do jap 101 për qind nga vetja në skenë

“RRETH PESË ORË MUZIKË”/ Noizy zbulon detaje nga koncerti Alpha Show: Do jap 101 për qind nga vetja në skenë

Reperi i dashur për publikun, Noizy, ka premtuar se do t’u dhurojë fansave një koncert që do ta shijojnë dhe do ta mbajnë mend gjatë.

Mëngjesin e sotëm ai ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku zbuloi disa detaje nga koncerti i madh që do të mbahet më 14 gusht në sheshin “Nënë Tereza”.

“Koncerti quhet “Alpha” se është emri i albumit që publikohet disa ditë para koncertit. E kemi caktuar në 14 gusht, se kemi shumë emigrantë në Itali dhe Greqi që vijnë nga mesi i gushtit.

Kam në plan ta bëj çdo vit, si koncert që mbahet çdo vit, t’i japim mundësi shqiptarëve të dëgjojmë vetëm hip hop”, ka thënë Noizy.

Por në skenë nuk do të performojë vetëm ai, pasi do të ngjiten edhe artistët më të suksesshëm, me disa prej të cilëve vetë Noizy ka bërë bashkëpunime.

Fansat do të dëgjojnë ‘live’ Loredanën, Ylli Limanin, Ledri Vulën, Xhensila Myrtezajn, Kidën, Dhurata Dorën, Ardian Bujupin, Elgit Dodën e shumë të tjerë.

Noizy thotë se të gjithë këngëtarët kanë pranuar ftesën.

“Jam befasuar nga të gjithë artistët që janë përgjigjur menjëherë. Është privilegj të performosh në një skenë aq të madhe, sidomos kur e organizon vetë. Nuk do lë asgjë mangët, do të jap 101 për qind nga vetja”.

Alpha Show do të nisë në orën 20:00 për të përfunduar pas mesnate.

“Do të ketë rreth katër-pesë orë muzikë, nga ora 20:00 deri në 01:00. Shqipëria do të shohë sigurinë më të lartë që ka pasur ndonjëherë në koncerte këtu. Do të jetë spektakël, njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen për sigurinë”, u shpreh Noizy.