Moderatorja bukuroshe Kiara Tito festoi dje 23-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë Kiara postoi disa foto nga fëmijëria dhe i bëri një urim vetes.
“Sot dua të falenderoj Zotin që më dha edhe një vit tjetër në jetën time. Duke u rritur, por ndihem një fëmijë brenda vetes”, shkruante Kiara.
Moderatorja është komentuar shumë për lidhjen me Butrint Imerin dhe nga këngëtari nuk ka munguar një urim.
“Urime Tito”, i komenton Butrinti, ç’ka nisur edhe thashethemet se dyshja nuk janë ndarë, siç u përfol së fundmi.