Hiqe, hiqe', kush donte që moderatorja shqiptare të zhvishej në stadium? (FOTO) - AlpeGossip
Hiqe, hiqe’, kush donte që moderatorja shqiptare të zhvishej në stadium? (FOTO)

Hiqe, hiqe’, kush donte që moderatorja shqiptare të zhvishej në stadium? (FOTO)

Ajo vetë e ka bërë një rrëfim të tillë.

Teksa ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, moderatorja shqiptare ndër të tjera ka folur edhe për paragjykimin që ende ekziston në Shqipëri, për femrat që flasin për futboll.

“Ekziston paragjykimi që femrat nuk japin dot mend për futboll, por ne bëjmë gazetari dhe nuk japim mend, pasi nuk jemi specialiste futbolli. Paragjykimit nuk do t’i shpëtojmë kurrë, aq më tepër që imazhin e bukur e lidhin me budallallëkun”, u shpreh Sako.

Por Hygerta tregoi edhe një situatë të sikletshme. Kur po raportonte ndeshjen Tirana-Partizani ishte vënë në siklet pasi tifozët i kërkonin të hiqte xhupin.

“Kisha veshur pantallona, bluzë të zezë dhe një xhup të kuq. Që përpara se të merresha me gazetari sportive njihesha si tifoze e Partizanit dhe prej kësaj tifozët Tironës bërtisnin me të madhe ‘Hiqe, hiqe’, e kishin fjalën për xhupin e kuq. Donin të më zhvishnin, por në fakt unë e kisha veshur se më shkon e kuqja jo për të bërë tifozen”, rrëfeu ish Miss-i.