Këngëtarja e hiteve dhe më e ndjekura në Instagram, Enca ndodhet në Tropojë ku po xhiron skenat e saj në filmin “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, film i cili pritet të thyejë rekordin e jashtëzakonshëm të vendosur nga “2 gisht mjaltë”.
Nga Tropoja, Enca ka postuar së fundmi një foto që ka shkaktuar shumë komente. “Pas disa ditesh te mira ne vendet e ndryshme të mrekullueshme te Tropojes, mund te them qe tani jam nje Tropojane e vertete (nga Tirona)”, shkruan këngëtarja.
Mes komenteve të shumta, Enca ka vendosur t’i përgjigjet një ndjekësi i cili me komentin e tij e krahason me lopë.
“Besoj qe ke takuar shum shoqe te tua ne ato fusha dhe lendina ne Tropojë”, komenton ndjekësi ndërsa Enca ia kthen: “yess pash mamin tat, e bera dhe xhan xhan”.