“MË DUKET SHOW, VJEN E QAN KËTU”/ Luizi largohet i mërzitur nga Kiara: Seriozisht e ke? – AlpeGossip
“MË DUKET SHOW, VJEN E QAN KËTU”/ Luizi largohet i mërzitur nga Kiara: Seriozisht e ke?

“MË DUKET SHOW, VJEN E QAN KËTU”/ Luizi largohet i mërzitur nga Kiara: Seriozisht e ke?

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë pasur një bisedë të gjatë mëngjesin e sotëm, e cila përfundoi me këngëtarin duke u larguar nga moderatorja, pasi kjo e fundit i tha se “i ka qëndruar për show” në këtë periudhë që është e sëmurë.

Teksa Luizi i tha se është aty ku donte të ishte, pranë saj, Kiara i kthehet se “ai gjen momentin”pasi nuk mund të lëvizë e të largohet aty.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Ti e ke mendjen gjatë gjithë kohës, ja ku je sot

Luizi: Përballë teje

Kiara: Përballë meje?

Luizi: Këtu ku isha dhe këtu ku doja me qenë që me datë 24

Kiara: Nuk je përballë meje

Luizi: Ku jam?

Kiara: Thjesht vjen e më flet. Më gjen në një moment që nuk lëviz dot të iki

Luizi: Do kishe ikur?

Kiara: Normale që do kisha ikur.

Luizi: Domethënë po rri kundër dëshirës tënde?

Kiara: Më duket show situata që qëndrove këtu gjithë natën, duke ditur situatën tënde. Vjen edhe më qan këtu, më nxjerr dhe lot

Luizi: Seriozisht e ke?

Kiara: Ashtu e shoh, përballu me pasojat. Pas asaj që më the pres çdo gjë nga ti, nuk të besoj