Erik Fullani është ndër personazhet më të komentuara në showbizin shqiptar.
I njohur më së shumti si djali i ish-guvernatorit, Fullani është cilësuar si një “instaboy”.
Por kësaj radhe është shfaqur jo si jemi mësuar ta shohim në të shumtën e rasteve. I veshur me kostum, me të cilin ngjan më shumë si një dhëndër, Erik Fullani duket se është në një koncert të muzikës live.
Sakaq, krah fotos së publikuar shkruan titullin e këngës së një këngëtari grek: Unë dikur kisha dashuri.
Ndoshta me këto fjalë, djali i ish-guvernatorit ka dashur të bëjë një dedikim të veçantë.