“NGELI DUKE TURFULLUAR…”/ Radha e Rozës për t’i hedhur kunja Encës – AlpeGossip
“NGELI DUKE TURFULLUAR…”/ Radha e Rozës për t’i hedhur kunja Encës

“NGELI DUKE TURFULLUAR…”/ Radha e Rozës për t’i hedhur kunja Encës

Duket sikur si Enca ashtu edhe Roza Lati, refuzojnë të flasin për njëra- tjetrën, por në fakt përfundojnë sërish në të njëjtin refren.

Pas deklaratës së Encës për Prive ku tha se Roza kërkon thjesht vëmendje, është momenti i kësaj të fundit për t’u shprehur.

Radha e Rozës për Encën: 'Ngeli duke turfulluar, tregon

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Ftesë në 5”, Lati e konsideron si “shenjë inferioriteti” faktin që këngëtarja i kthehet herë pas here kësaj teme.

“Në raport me mbretëreshën e Instagram-it, që e ndjekin 12-vjeçarët do thoja që ajo e ka marrë personale me mua sepse unë ftova Trejsin dhe ajo dha komentin e saj. E ka inatin me mua sepse lashë atë pjesë në montazh. Ngeli duke turfulluar, por boll se po tregon shumë frymë inferioriteti.”- u shpreh Roza.

 

Hmm, siç mund ta shihni kunjat s’i kursen as njëra prej të dyjave, madje ironitë janë po aq të forta sa ato të një viti më parë.

Për ju që s’kujtoni ç’ka ndodhur mes tyre, po jua rikujtojmë shkurt. Në një puntatë të “Why not,” Roza dhe Trejsi Sejdini folën në mënyrën më të pahijshme për Encën dhe thanë se “është e virgjër ngaqë s’e ngre dot njeri.”