Dy ditë më parë Alban Ramosaj u rikthye duke publikuar surprizë këngën e tij më të re “T’kom dasht”, një këngë që u pëlqye shumë nga publiku e që pati sukses.
Këngëtari ka postuar së fundmi një video të modeles Niki Delijorgji teksa kërcen në ritmet e kësaj kënge mirëpo komentet mes tyre kanë rënë shumë në sy.
Niki shprehet se Albani ia ka dedikuar asaj këngën ndërsa këngëtari ia kthen: “Të dua shume gruja jem”.
“Ti e din une shume shpesh n’menje t’kom, sa here t’merr malli vec coj syte n’hon”, ia kthen Niki. “Auuu”, i përgjigjet Albani.
Nuk dihet ende nga lindi kjo histori dashurie, por edhe miqtë e tyre i shkruajnë Albanit dhe Nikit se janë të lumtur për ta.