“NUK DINË TË NGASIN MAKINËN”/ Nga Ermal Mamaqi tek Samanta Karavella. Vip-at që u përfshinë në aksidente rrugore – AlpeGossip
“NUK DINË TË NGASIN MAKINËN”/ Nga Ermal Mamaqi tek Samanta Karavella. Vip-at që u përfshinë në aksidente rrugore

“NUK DINË TË NGASIN MAKINËN”/ Nga Ermal Mamaqi tek Samanta Karavella. Vip-at që u përfshinë në aksidente rrugore

Aksidentet rrugore janë shumë prezentë në vendin tonë. Ato ndodhin gati çdo ditë dhe shpeshherë më pasoja fatale.

Shkaqe të shumta çojnë në ndodhjen e tyre si shpërqëndrimi, alkooli, infrastuktura rrugore, apo dhe pakujdesia.

Kur në to përfshihen njerëz të famshëm, bëjnë bujë akoma edhe më të madhe.

Ka pasur jo pak raste kur personazhë të famshëm të showbizit janë përfshirë, por fatmirësisht kanë shpëtuar pa pasoja të rënda.

Gjithsesi ato duhet të tregohen të kujdesshëm sepse shërbejnë si shembull për adhuruesit e tyre.

AlpeNews.al ju sjell rastet e aksidenteve ndër vite që u kanë ndodhur VIP-ave shqiptarë:

Ermal Mamaqi

Aktori i njohur u përfshi dy vite më parë në një aksident në Ferizaj.

“I dola përpara një rrethrrotullimi, makina ime u bë gjysmë. Kur shkova në shtëpi, aty e kuptova çfarë kisha rrezikuar.Djali më shihte”, tha Ermali në një intervistë të para pak muajve duke theksuar faktin se e kishte kuptuar se çfarë mund të shkaktonte me pakujdesinë e tij.

Samanta Karavella

Rreth 2 vite më parë në Tiranë, Samanta Karavella u përfshi në një aksident me makinën e saj “Citroen”.

Duket që aksidenti përfshiu mjetin e saj dhe një kamion, të cilët kishin marrë të njëjtin drejtim në momentin kur u përplasën. Fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur u përfshi në aksident dy vite më parë, dhe makina e saj u dëmtua shumë keq. Fatmirësisht mamaja e dy vajzave nuk pësoi dëmtime serioze.

Butrint Imeri

Rreth 1 vit më parë këngëtari i shumë pëlqyer nga publiku pësoi aksident rrugor në Gjermani . Fatmirësisht pa lëndime por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për makinën tip “Porsche”.

Enca Haxhiaj

Këngëtarja po udhëtonte për një koncert në Kumanovë kur u përfshi në aksident. Ajo tha se shkak u bë bora në rrugë.

“Më vjen keq për shqetësimin për të gjithë që kanë pyetur mbrëmë… Ndodhi një aksident i vogël me makinë, por nuk ka patur asnjë dëmtim serioz. Faleminderit Kumanova për atmosferën mbrëmë”.

Almeda Abazi 

Ish missi shqiptar, para disa muajsh pësoi aksident rrugor teksa makina me të cilën ecte ajo dhe bashkëshorti është përplasur nga një taksi, në dalje të një parkingu . Mediat turke shkruajtën se fatmirësisht përveç dëmeve materiale, nga aksidenti nuk kishte të lënduar.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Getoar Selimi dhe moderatorja Marina Vjollca u aksidentun në Tiranë në zonën e njohur si ”Pallati me Shigjeta”, me makinën e tyre tip “Audi”. Fatmirësisht ka kaluar pa pasoja të rënda.

Kejvina Kthjella

Bukuroshja e emisionit “Xing me Ermali” u është përfshi në një aksident të rëndë me makinë pranë zonës së Bllokut në kryeqytet vetëm një muaj më parë. Ajo po udhëtonte me makinën e saj tip “Range Rover” dhe është përplasur nga një tjetër automjet. Ngjarja rezultoi pa pasoja të rënda.

/AlpeNews.al