NJË VIT PAS TRADHTISË/ Si i kanë marrëdhëniet Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson? – AlpeGossip
NJË VIT PAS TRADHTISË/ Si i kanë marrëdhëniet Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson?

NJË VIT PAS TRADHTISË/ Si i kanë marrëdhëniet Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson?

Një vit më parë bëri bujë të madhe në media lajmi i tradhtisë së basketbollistit Tristan Thompson ndaj partneres së tij, Khloe Kardashian.

Ai u kap duke puthur në një festë në shtëpinë e tij mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Lajmi i tradhtisë mori dhenë, Khloe u nda nga Tristan, ndërsa Kylie ndërpreu marrëdhëniet me mikeshën e saj të ngushtë.

Vajzat vazhdojnë të mos jenë pajtuar, mirëpo me Khloe-n dhe Tristan-in është histori tjetër.

Basketbollisti kalon një pjesë të madhe të kohës në shtëpinë e yllit të “Keeping Up With The Kardashian”, duke qëndruar me të voglën e tij True.

Burimet tregojnë se marrëdhënia e Khloe-s me Tristan është rregulluar goxha dhe përkushtimi i ish-partnerit e ka bërë 35-vjeçaren ta harrojë periudhën e keqe që kaloi.

Ende nuk e dimë nëse mes dyshes ka diçka më shumë, apo për momentin po qëndrojnë vetëm miq.