Vetëm brenda një viti Tayna arriti të kthehej në një prej repereve më të njohura shqiptare.
Nga ana tjetër ajo ka krijuar një stil të sajin, duke treguar se modën e bën vetë reperja.
Ndërsa shumë nga ndjekësit e saj shprehen se i pëlqejnë kombinimet e veshjeve të bën Tayna, nga ana tjetër ka edhe nga ata që e cilësojnë reperen pa shije.
Në këtë foto Tayna shfaqet sportive, me streçe, xhup dhe atletet me gomë të trashë, ndërsa bien në sy aksesorët, dorashkat, kapela dhe çanta. Një ndjekëse i komentoi në postimin e fundit në Instagram reperes, duke e pyetur: “Pse s’ke stil?”.
Dhe Tayna vendosi që t’i kthejë një përgjigje:
“Hajde, shko qep ndonjë dallam, vajza e mirë”.
Nëse kërkoni në “Google” do të kuptoni se, reperja e ka fjalën për veshjet popullore, pikërisht jelekët, të punuar me ar.