Prekëse! Në mungesë të babait, ja kush e shoqëroi drejt altarit Afërdita Dreshajn – AlpeGossip
Prekëse! Në mungesë të babait, ja kush e shoqëroi drejt altarit Afërdita Dreshajn

Prekëse! Në mungesë të babait, ja kush e shoqëroi drejt altarit Afërdita Dreshajn

Mbrëmjen e kaluar modelja Afërdita Dreshaj kurorëzoi me martesë lidhjen me sportistin çek, Jakub Kindl. Ceremonia e martesës u zhvillua pranë detit, ku Afërdita shkëlqeu e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë.

Siç e do zakoni, vajzat shoqërohen drejt altarit nga babai. Mirëpo, në mungesë të babait të saj, i cili prej disa kohësh nuk jeton më, të gjithë janë prekur kur Afërdita është shfaqur e shoqëruar nga nëna e saj.

E ëma ka shkëlqyer krah vajzës, e veshur me një fustan bisht sirenë në ngjyrë rozë të lehtë dhe të dyja dukeshin si motra teksa ecnin drejt altarit, për të shkuar tek dhëndri.