U FOTOGRAFUAN BASHKË/ Çfarë po ndodh mes Gerta Shinos dhe këngëtarit të njohur shqiptar? – AlpeGossip
U FOTOGRAFUAN BASHKË/ Çfarë po ndodh mes Gerta Shinos dhe këngëtarit të njohur shqiptar?

U FOTOGRAFUAN BASHKË/ Çfarë po ndodh mes Gerta Shinos dhe këngëtarit të njohur shqiptar?

Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino pas mbarimit të reality show vazhdoi të ishte në qendër të vëmendjes dhe tashmë është kthyer në vlogere me kanalin e saj në Youtube që numëron miliona shikime.

Gjatë kësaj kohe Gerta është komentuar shumë dhe për jetën private e së fundmi u përfol se ish-banorja është ndarë nga i dashuri i saj, Florenti dhe është lidhur me Seldin. Shkak u bë fakti që prej muajsh Gerta nuk ka postuar foto me Florentin dhe mbrëmjen e djeshme u fotografua në shoqërinë e Seldit. Ishte ish-banorja tjetër e Big Brotherit, Armela ajo që postoi një video ku tregonte se ishte me Gertën e Seldin.

E kontaktuar nga “Xing.al”, Gerta tregoi se Seldin e ka vetëm shok dhe asgjë më shumë. Ndërsa me Florentin nuk është ndarë, por vazhdojnë të jenë bashkë.

“Nuk jemi ndarë, jemi bashkë, Seldin e kam shok”, tha Gerta për “Xing.al”.