NA PREZANTON ME TË DASHURËN/ Gjergj Kaçinari tregon planet e martesës – AlpeGossip
NA PREZANTON ME TË DASHURËN/ Gjergj Kaçinari tregon planet e martesës

NA PREZANTON ME TË DASHURËN/ Gjergj Kaçinari tregon planet e martesës

Djali i Alfredit Kaçinarit, Gjergj Kaçinari tashmë është i njohur për publikun me krijimtaritë e tij muzikore dhe pjesëmarrjet në festivale. Sa i përket jetës private, Gjergji është prej vitesh i lidhur me një vajzë bukuroshe kaçurrelse e quajtur Ines.

I ftuar në emisionin “Rreze dielli”, Gjergji për herë të parë ka treguar për planet e tyre për dasmën të cilën këngëtari e preferon të jetë sa më ‘cool’.

“Më kanë pëlqyer gjithmonë dasmat, por më pëlqen në formën e një party, të jetë diçka cool. Fatmirësisht të dashurës i pëlqen muzika. Kanë rastisur shumë gjëra që i mendojmë njësoj. Ajo nuk i përket muzikës, por botës së artit po, anon nga piktura, tatutë. Ndoshta do ta bëj këngëtare me zor, mendoj se vlen”, është shprehur Gjergji.

I pyetur nëse ajo i ka bërë ndonjë tatuazh, Gjergji u përgjigj: “Nuk më ka bërë ajo një tattoo, por kjo zemra (njëri nga tatuazhet) ishte një diçka me stilolaps nga ajo, baza e këtij tatuazhi”.