NË PRAG TË PRANVERËS/ Dy artistët na sjellin në mendje këngën e vjetër që e ka dëgjuar çdo shqiptar – AlpeGossip
NË PRAG TË PRANVERËS/ Dy artistët na sjellin në mendje këngën e vjetër që e ka dëgjuar çdo shqiptar

NË PRAG TË PRANVERËS/ Dy artistët na sjellin në mendje këngën e vjetër që e ka dëgjuar çdo shqiptar

Ndoshta nuk ka shqiptar që nuk ka dëgjuar të paktën njëherë të vetme një nga këngët më të vjetra, “Lule borë”. Kjo mbetet si një ndër kompozimet më të bukura shqiptare dhe ndër vite është kënduar nga këngëtarët më të mirë të kohës. Siç duket kënga është kthyer në një burim frymëzimi edhe për artistët e brezit të ri. Pak ditë më parë Young Zerka publikoi projektin e tij më të ri, “Lule bore”, në të cilën këngëtari u shfaq në stilin e tij të zakonshëm dhe kënga u prit mjaft mirë.

Ndërkohë ditën e sotme edhe Genc Prelvukaj paralajmëroi se shumë shpejt do publikojë një këngë pothuajse me të njëjtin titull, “Lule e borës”.

E vjetra “Lule borë” mund të ketë shërbyer si një indicie e mirë për dy artistët, por sigurisht që çdo gjë mbetet brenda stilit të tyre. Kohët e fundit po vihet re se po përhapet si një lloj trendi rikthimi pas në vite, në këngët që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar.