Ija e Besit tregon si e mori vesh shtatzëninë e Xhensilës: Hë keni ndonjë të re andej nga… (VIDEO) – AlpeGossip
Ija e Besit tregon si e mori vesh shtatzëninë e Xhensilës: Hë keni ndonjë të re andej nga… (VIDEO)

Ija e Besit tregon si e mori vesh shtatzëninë e Xhensilës: Hë keni ndonjë të re andej nga… (VIDEO)

Lajmet se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin në pritje të një fëmije dolën vetëm pak kohë para se vetë aktori të jepte publikisht lajmin.

Çifti vendosi që ta bëjnë publik lajmin përmes rrjeteve sociale ku na treguan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Sot Bes Kallaku dhe gjyshja e tij Ija ishin në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku treguan emocionet pasi morën lajmin.

“Mezi po e pres, dua t’ma bëjnë të bukur vajzën se janë të dy të bukur. Në fillim Besi dhe Xhensila nuk po tregonin për shtatzëninë dhe unë vajta tek Shpresa, tek mamaja e Besit dhe e pyeta dhe ajo nuk dinte gjë. Kur edhi Xheni unë e pyeta: Hë keni ndonjë gjë? “Po Ije po”, më tha. “Dritë nëna për ty i thashë”, tha Ija.

Ndërkohë Besi tregoi se vajza do të vijë në jetë në fillim të korrikut dhe nuk i fshehu emocionet prej babai.

“Edhe dy muaj kanë mbetur, nga fundi Qershorit ose fillimi Korrikut lind vajza. Ende nuk e ndjej veten baba, tani e ndjen më shumë Xhensila sepse asaj i lëviz, kur afrohem unë pushon”, tha Besi. /tvklan.al