Ronela Hajati THUMBON Era Istrefin: Unë nuk fluturoj me presh… – AlpeGossip
Ronela Hajati THUMBON Era Istrefin: Unë nuk fluturoj me presh…

Ronela Hajati THUMBON Era Istrefin: Unë nuk fluturoj me presh…

Ka kohë që Ronela Hajati e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor dhe tashmë e ka sjellë për fansat e saj. Kënga mban titullin “Maje men” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale. Ky projekt wshtw realizuar nga të njëjtët bashkëpunëtorë të cilët realizuan superhitin e Era Istrefit “BonBon”.

Duke qenë se është kompozuar nga të njëjtët bashkëpunëtorë, këngëtares nuk mund të mos i bëhej pyetja nëse edhe ajo ashtu si Era synon për një karrierë ndërkombëtare.

Ronela çuditi me përgjigjen duke thënë se nuk e ka një synim të tillë.

“Era pati edhe fat përveç talentit. Unë nuk kam dëshirë të fluturoj me presh. Të gjithë atyre që po u ecën jashtë unë u uroj vetëm fat. Nëse dikush vjen edhe më thotë për të bërë një këngë ose nëse do kem kontakte, është eufori e madhe pavarësisht 1 milion komenteve që do të shoqërojnë . Unë në Amerikë nuk besoj se do tentoja”, u shpreh ajo.