PËRBALLET PALOMA ME DONALDIN/ Arbër Hajdari: Ja kush del nga “Big Brother VIP” sonte – AlpeGossip
PËRBALLET PALOMA ME DONALDIN/ Arbër Hajdari: Ja kush del nga “Big Brother VIP” sonte

PËRBALLET PALOMA ME DONALDIN/ Arbër Hajdari: Ja kush del nga “Big Brother VIP” sonte

Big Brother VIP, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ka mbledhur mbrëmjen e sotme qindra mijera qytetarë para ekranit të Top Channel.
Show nisi me një diskutim mes moderatores Arbana Osmani dhe opinionistëve mbi konkurentin që mendohet se ka probabilitet të lartë për t’u larguar.

Unë mendoj se del Arditi, por nuk i përjashtoj edhe dy emra të tjerë”, tha opinionisti Arbër Hajdari.

Menjëherë pas kësaj, u prezantua një klip përmbledhës me debatet, konfliktet, thashethemet dhe përballjet më pikante të ndodhura përgjatë kësaj jave.

Këto ngjarje u ridiskutuan edhe më pas teksa Paloma tha: Nuk më erdhi mirë sepse kisha konsideratë dhe ishte e fundit që e prisja këtë gjë. Nuk më pëlqeu mënyra se si e manifestoi.

Donaldi nga ana tjetër këmbënguli që ishte i ofenduar për komentet e Palomës dhe për faktin që ajo nuk zgjodhi të ballafaqohej me të.

Gjatë debatit ndërhyri edhe Semi e cila tha: Kur nuk e prisje as ti që do zgjidheshe, imagjino ne.