ÇILJETA DHE ALBANI PRINDËR? Këngëtarja: Kur të bëjmë golin… – AlpeGossip
ÇILJETA DHE ALBANI PRINDËR? Këngëtarja: Kur të bëjmë golin…

ÇILJETA DHE ALBANI PRINDËR? Këngëtarja: Kur të bëjmë golin…

Lajmi se Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha do të bëhen prindër bëri dje xhiron e rrjetit… Si një nga çiftet me më shumë vëmendje në Shqipëri, gjithçka rreth jetës së tyre përbën lajm, por këtë herë rezulton të jetë i pavërtetë. Çiljeta thotë në këtë prononcim ekskluziv për revistawho.com se nuk kemi ende një lajm për të ndarë. “Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”, – thotë bukuroshja e skenës, e cila mësojmë se aktualisht po punon për një projekt të ri muzikor.
Çiljeta dhe Albani jetojnë prej më shumë se 4 vitesh një histori të bukur dashurie.