Tolgahan Sayisman takon Erion Veliajn: Zbulohet biseda e aktorit me kryetarin e Bashkisë (FOTO) – AlpeGossip
Tolgahan Sayisman takon Erion Veliajn: Zbulohet biseda e aktorit me kryetarin e Bashkisë (FOTO)

Tolgahan Sayisman takon Erion Veliajn: Zbulohet biseda e aktorit me kryetarin e Bashkisë (FOTO)

Pavarësisht se shumë mund të mendonin ndryshe, sot ishte e hera e parë që aktori turk, Tolgahan Sayisman, shkeli në tokën shqiptare: Në vendin e origjinës së bashkëshortes së tij, ish-Miss Shqipërisë dhe moderatores, Almeda Abazi.

“Iconstyle.al” fotografoi mbërritjen e çiftit ditën e sotme në aeroportin e Tiranës dhe takimi i tyre i radhës ishte me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Tashmë takimi me Veliaj është kthyer si një traditë, për të gjithë personazhet e njohur që mbërrijnë në kryeqytet. “Iconstyle.al” arriti që të ishte pjesë e këtij takimi, në të cilin çifti shoqërohej nga nëna e Almedës, Albana.

Nga biseda mes tyre, zbuluam se Tolgahan do të bëhet pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars” përmes një kërcimi:

“Jam shumë nervoz për kërcimin, për të cilin do të marr pjesë në prova”.

Aktori i njohur turk tregoi për punën e tij të lodhshme dhe oraret e zgjatura të xhirimeve.

“Shumicën e kohës e kaloj në sete xhirimin. Kohën që kam të lirë, siç erdha në Shqipëri, jemi të detyruar të promovojnë seriale në shtete të ndryshme. Xhirimet shpesh vazhdojnë deri në orën 06:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin për 4 muaj. Në gusht nis të tjera xhirime për telenovelën e re”, tha Tolgahan.

Përgjigja e Erion Veliajt ishte epike: “Mos u shqetëso! Po të kapi stresi mendo, që nuk je kryetar bashkie”.