E PYESIN NËSE DO TË KETË FËMIJË TJETËR/ Fiori Dardha zbulon planet për të ardhmen – AlpeGossip
E PYESIN NËSE DO TË KETË FËMIJË TJETËR/ Fiori Dardha zbulon planet për të ardhmen

E PYESIN NËSE DO TË KETË FËMIJË TJETËR/ Fiori Dardha zbulon planet për të ardhmen

Fiori Dardha është një nga gazetaret më të njohura të ekranit shqiptar, e cila prej disa sezonesh drejton emisionin investigativ ‘Boom’ në ekranin e ‘Ora News’. Herë pas here ajo ndan një hapësirë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, ku zgjedh t’i përgjigjet pyetjeve që i vijnë prej tyre.

Së fundmi e pyetur nga një prej ndjekësve nëse ka ndërmend të zgjerojë familjen e saj me një tjetër fëmijë, Dardha është përgjigjur: “E them shpesh, mund të sjellësh në jetë një fëmijë, por sfida e vërtetë është risësh siç duhet. Sigurisht që duam të bëjmë edhe një fëmijë tjetër. Fëmijët janë bekim”.

Kujtojmë se momentalisht Fiori është mamaja e një djali 7-vjeçar, të quajtur Abel. Gazetarja publikon herë pas here foto nga momentet më të lumtura pranë vogëlushit të saj.