ME FYTYRËN E TIJ QESH GJITHË INTERNETI/ Nuk do ta besoni si duket sot djali që u bë meme – AlpeGossip
ME FYTYRËN E TIJ QESH GJITHË INTERNETI/ Nuk do ta besoni si duket sot djali që u bë meme

ME FYTYRËN E TIJ QESH GJITHË INTERNETI/ Nuk do ta besoni si duket sot djali që u bë meme

“Bad Luck Brian”ose Brian-i pa fat është një nga memet më të njohura në internet.

Por si duket Kyle Craven, djali në foto, u bë shumë me fat pasi fytyra e tij u bë e njohur në të gjithë botën.

Craven tashmë është rritur, martuar dhe bërë baba. Sigurisht ka dhe shumë kohë që i ka hequr telat që e kanë bërë aq tipik në foton e memes.

Gjithsesi ai vazhdon të ketë të njëjtin sens humori.

Duke folur për UNILAD, Kyle ka treguar se fotoja e famshme është bërë kur ai ishte në klasë të shtatë.

Më pas, ai e kishte vënë edhe foto profili në Facebook. Gjithsesi, famën e vërtetë fotoja e mori shumë vite më vonë kur një shoku të tij të universitetit i lindi ideja që të bënte një shaka në Reddit.

Prej asaj kohe, “Bad Luck Brian” është një nga memet më të njohura në botë e cila vazhdon të përdoret ende nga mendjet me humor e kreative.