MËSOJENI TANI/ Ja pse 1 janari është dita e parë e vitit – AlpeGossip
MËSOJENI TANI/ Ja pse 1 janari është dita e parë e vitit

MËSOJENI TANI/ Ja pse 1 janari është dita e parë e vitit

Shumë vite më parë, Romakët kishin një zot të quajtur Janus. Ishte zoti i dyerve dhe portave dhe kishte dy fytyra – një që shihte përpara dhe një që shihte mbrapa. Jul Çezari mendoi se do të ishte i përshtatshëm që Janari, muaji emëruar pas Janusit, të ishte dera drejt një viti të ri, dhe kur krijoi kalendarin Julian, e bëri 1 janarin ditën e parë të vitit.

Për Çezarin, kalendari Julian ishte një vegël politike dhe një armë. Teksa ushtritë romake pushtonin toka të reja, shpeshherë Perandoria i lejonte kombet e nënshtruar të ruanin do zakone shoqërore dhe fetare. Pas krijimit të kalendarit, u vendos që të përdorej në çdo cep të Perandorisë, jo thjesht për hir të konsistencës, por për t’i kujtuar gjithë qyetarët mbi autoritetin romak dhe fuqinë e Çezarit.

Pasi Roma ra dhe Krishërimi u përhap në Europë, festimi i Vitit të Ri shihej si një rit pagan, kështu që dita e parë e vitit u shpërngul në një datë më të përshatshme për Krishtërimin. Disa shtete e nisnin vitin më 25 mars, ditën ku të krishterët festojnë deklarimin e shtatzënisë së Marisë. Shtete të tjera përdorën ditën e Krishtlindjes, 25 dhjetorin, ndërsa të tjerë përdorën të Dielën e Pashkëve, pavarësisht datës në të cilën binte. Shpeshherë, ky ndryshim reflektohej vetëm në kalendarin qeveritar. Në përditshmëri, 1 janari mbetej dita e parë e vitit, pasi njerëzit e zakonshëm, që s’i përkisnin klergjisë apo familjeve mbretërore, s’shihnin asnjë arsye për ta ndryshuar.

Kaosi në kalendarë funksionoi për ca kohë, por një papë, të cilit i erdhi në majë të hundës rrëmuja, i dha fund në Mesjetë. Një gabim në kalendarin e Çezarit bëri që viti Julian të mos ishte në linjë me vitin diellor. Në vitin 1582, diferenca arriti 10 vite. Me kalimin e kohës, Ekuinoksi i Pranverës (dhe si rrjedhim, Pashkët) lëviznin datë dhe Papa Gregori XIII u lodh nga rivendosja e festës. Gregori krijoi një kalendar të ri i cili përdorte një ditë ekstra në fund të shkurtit çdo katër vjet për të qëndruar i rregullt. Gjithashtu vendosi përfundimisht 1 janarin si ditën e parë të vitit.

Shumica e shteteve katolike e adoptuan me shpejtësi kalendarin Gregorian, por shtetet protestante dhe të ritit lindor, hezituan pak. Protestantët u ankuan se “Antikrishti Romak” po përpiqej t’i mashtronte, që të adhuronin ditët e gabuara. Kishat e Ritit të Lindjes ndoqën kalendarin Julian edhe për disa shekuj, ndërsa Rusia adoptoi kalendarin Gregorian pas revolucionit të 1917-s. Sot e kësaj dite, Kisha Ortodokse e Lindjes ndjek ose kalendarin tradicional Julian ose të redaktuar për të organizuar vitin liturgjik.

Me kalimin e kohës, kombet protestante filluan të përdornin kalendarin Gregorian. Shumica ama, ndryshoi fillimin e vitit shumë kohë para se të adoptonin gjithë kalendarin. Anglia, Irlanda dhe kolonitë britanike bënë 1 janarin fillimin e vitit në fillim të 1753-shit – Skocia e kishte bërë këtë ndryshim 150 më parë, por priti deri në shtator për të përqafuar plotësisht kalendarin e ri. Lëvizja e vonuar ishte me shumë mundësi, simbolike, pasi bashkoi kalendarin qeveritar me atë të njerëzvve para se të bashkonte kalendarin qeveritar me atë të Papës.

*Shënim: Për herë të parë lajmi është botuar në dhjetor të 2018-ës