NUK JANË MË SHOQE/ Pasi Kylie Jenner e nxori nga jeta e saj, Jordyn Woods i mungon Stormi çdo ditë – AlpeGossip
NUK JANË MË SHOQE/ Pasi Kylie Jenner e nxori nga jeta e saj, Jordyn Woods i mungon Stormi çdo ditë

NUK JANË MË SHOQE/ Pasi Kylie Jenner e nxori nga jeta e saj, Jordyn Woods i mungon Stormi çdo ditë

Pasi familja Kardashian publikoi trailer-in e sezonit të 16-të të serialit “Keeping Up With the Kardashians”, kanë vërshuar spekulime të shumta.

Ndërkohë, ish-shoqja e ngushtë e Kylie Jenner, Jordyn Woods u largua nga Los Angeles për të promovuar linjën e saj të re të qerpikëve. Një burim është shprehur për “Us Weekly” se ajo është larguar në mënyrë që të shpërqendrojë veten.

Rikujtojmë se ish-partneri i Khloe Kardashian është parë duke u puthur në një festë me Jordyn Woods, ish-shoqen e ngushtë të Kylie-t.

Siç mund ta kuptoni, një familje është shkatërruar dhe një shoqëri është ndërprerë gjithashtu.

Gjatë një sekuence të trailer-it, Khloe dëgjohet të ulërasë “gënjeshtare” dhe disa burime kanë konfirmuar se ajo i është referuar Jordyn, teksa po ndiqte intervistën e saj në “Red Table Talk.”

Si është ndjerë 21-vjeçarja rreth kësaj?

Aspak mirë, madje kjo mendohet të jetë arsyeja se përse ajo nuk ka qëndruar në Los Angeles, por është larguar në Londër.

Le të rikthehemi tek ish-shoqëria e vjetër Kylie-Jordyn!

Një burim ka pohuar për “Us Weekly”: “Jordyn është ende shumë e mërzitur, por po mundohet që të ecë përpara me karrierën e saj. Asaj i mungon Kylie si shoqe e ngushtë, por ajo i thotë shoqeve të saj se po i mungon Stormi më shumë. 21-vjeçarja shikon foto të vjetra të Stormi-t dhe i mungon vogëlushja çdo ditë!”

Duke marrë parasysh faktin së Jordyn që kur ka lindur Stormi ka qenë pranë saj, edhe mund ta besojmë këtë nga 21-vjeçarja.