“KAÇURRELAT E TU”/ Dokumentar për historinë e trishtë të kompozitorit Gac Çuni – AlpeGossip
“KAÇURRELAT E TU”/ Dokumentar për historinë e trishtë të kompozitorit Gac Çuni

“KAÇURRELAT E TU”/ Dokumentar për historinë e trishtë të kompozitorit Gac Çuni

Regjisorja edhe skenaristja Luljeta Progni pas dokumentarit “Azizi” sjell një tjetër histori në film, atë të kompozitorit shkodran Gac Çunit. Progni rrëfen se e ndien detyrim që të bëjë përpjekjet e saj, që njerëzit të mësojnë të errëtat e regjimit komunist.

Muzikanti shkodran Gac Çuni do të mbyllte sytë në moshën 30-vjeçare në burgun e Burrelit. Historia e tij, e rrëfyer nga kompozitori Zef Çoba, do ta bënte regjisoren edhe gazetaren Luljeta Progni, që t’i dedikonte një dokumentar. Në dokumentar, ku përreth 30 minuta vjen historia e trishtë e djaloshit, që i dhuroi publikut këngën e njohur “Kaçurrelat e t’u”. Ndonëse kompozitori ishte i sëmurë nga turbekulozi do t’i duhej të vuante edhe torturat e regjimit komunist në birucat e errëta. Në dokumentar vjen edhe dëshmia e njeriut më të afërt të tij, vëllait dhe mikut të tij të qelisë.

“Për historinë e tij më ka ndihmuar shumë kompozitori i njohur shkodran, Zef Çoba, i cili ka intervistuar bashkëvuajtësin në burg, por edhe vëllanë e tij. Ka një grup njerëzish që e kanë njohur në burgun e Burrelit” tha Luljeta Progni, regjisore. Mbrëmjeve të gjata Gaci merrte kitarën për t’i kënduar lirisë, bukurisë, qytetit, por edhe ndjenjës më të ëmbël njerëzore, dashurisë. “Është e vështirë që të punosh me skenarë të tillë, por jo e pamundur. Është një kohë që ka akoma të mbijetuar, por ka edhe raste si ai i Tepelenës që nuk gjen asgjë, vetëm rrëfime të dëshmitarëve”.

Familja e Prognit i ka vuajtur nën lëkurë krimet e komunizmit. Prandaj ajo e sheh të domosdoshme, që përveçse lobimit të pavarur, institucionet përkatëse të bëjnë më shumë” Luljeta Progni, regjisore. “Është e vështirë edhe për shkak se familja ime e ka vuajtur diktaturën komuniste shumë. Dy gjyshërit e mi janë vrarë, babai gjithashtu, ne e kemi shkelur gjithë hartën e krimeve të komunizmit. Është e vështirë, por është një gjë që dua ta bëj. Por nuk mjafton kjo. Është përgjegjësi e institucioneve, e Ministrisë së Arsimit, dhe ne do të lobojmë për t’ia dalë. Por më së shumti është përgjegjësi e institucioneve” deklaroi Luljeta Progni. Regjisorja, skenaristja dhe gazetarja Luljeta Progni ka realizuar katër dokumentar, që kanë në qendër histori të vërteta të regjimit komunist.