“BOTA DUHET TË THËRRASË EMRIN TËND”/ Alketa Vejsiu i dedikon fjalët e veçanta Dafinës – AlpeGossip
“BOTA DUHET TË THËRRASË EMRIN TËND”/ Alketa Vejsiu i dedikon fjalët e veçanta Dafinës

“BOTA DUHET TË THËRRASË EMRIN TËND”/ Alketa Vejsiu i dedikon fjalët e veçanta Dafinës

Nga rubrika “Vajzat që janë aty për njëra-tjetrën” kemi sot Dafina Zeqirin, Alketa Vejsiun dhe Tunën.

Nëse po pyesni veten se ku janë bërë bashkë këto 3 personazhe, ka ndodhur në postimin e fundit të Dafinës në Instagram, që përfshin fotot e mëposhtme:

 

 

Sigurisht që këngëtarja si gjithmonë duket shumë bukur dhe plot stil, e pikërisht ky fakt ka bërë që si Alketa Vejsiu ashtu dhe Tuna të mos kursehen në komplimenta.

Tuna siç mund ta shihni është mjaftuar me emoj-it e zjarrit, pra e kuptoni, për të Dafina është “zjarr fare”, ndërkohë që Alketa ka shkuar një hap më tej. Sipas moderatores Duffy është aq artiste e kompletuar sa meriton famën ndërkombëtare, madje e gjithë bota duhet ta thërrasë emrin e saj.

Alketa mesa duket është fanse e këngëve dhe stilit të Zeqirit, sepse nuk besojmë që mendimin e shprehur e ka krijuar vetëm nga fotot në post-in e Instagram-it. Megjithatë është kompliment i rëndësishëm për Dafinën kur vjen nga moderatorja që ka një eksperiencë të mirë ndërkombëtare. /News31.al