“HISTORINË TONË E…”/ Olsi Bylyku tregon gjithçka për herë të parë si qëndron e vërteta e ndarjes nga Egli – AlpeGossip
“HISTORINË TONË E…”/ Olsi Bylyku tregon gjithçka për herë të parë si qëndron e vërteta e ndarjes nga Egli

“HISTORINË TONË E…”/ Olsi Bylyku tregon gjithçka për herë të parë si qëndron e vërteta e ndarjes nga Egli

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas” ka qenë aktori i njohur, Olsi Bylyku. Ai është përfolur së fundmi se së bashku me partneren e tij Egli, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Por Olsi i ka dhënë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve.

Mes emocioneve të shumta, aktori pranoi se ka një çarje mes çiftit dhe tregoi se faji nuk ka qenë i asnjërit por rrethanat ishin të tilla.

Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohet ti jap kohën të gjithëve e partneres. Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë.

Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, Olsi Bylyku pas disa sekondave heshtje tha që të dyve i mungon njëri-tjetri por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit.

Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.